Google ADS

Hyseni: Albin Kurti nuk e përmend askund SHBA’ne në programin e Qeverisë

19:20 | 8 Maj 2021
S D

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, e ka kritikuar planprogramin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se një nga pikat më shqetësuese në këtë program është mos-përmendja e SHBA’së, si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Hyseni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se ka vërejtur në program aspirata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por se duhet bashkëpunuar fillimisht me SHBA’në për t’u realizuar diçka e tillë.

“S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!”, ka shkruar ndër të tjera Hyseni./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Një lexim i shpejt i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023, botuar në Koha.

Sot, nga kurreshtja qytetare dhe intelektuale, i bëra një lexim të shpejtë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.

Në fokus të veçantë kisha pjesën e programit: POLITIKA E JASHTME, INTEGRIMI DHE MËRGATA.

S’pari, ajo që bie në sy është se këtu nuk ka program që përcillet me mekanizma realist të zbatimit. Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!

Me Shqipërinë???!!!

Po, Shqipëria është partner yni i natyrshëm dhe bashkërendimi dhe koordinimi me te është i domosdoshëm. Por, por, por partneritetin e veçantë strategjik me SHBA-të nuk mund ta zëvendësojë asgjë!

Për këte është mire ta pyetni Shipërinë. As ajo, pa partneritetin e saj strategjik me SHBA-të nuk do të ishte antare e NATO-s as sot e kësaj dite!

A duhet të shqetësohemi?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme