Kushtet jo të mira dhe jeta e papërballueshme bëri që shumë nga këta banor të shpërngulën nga ky fshat.
Nuh Aliu i lindur dhe rritur në fshatin Tërllobuq për arbresh.info rrëfen vitet që ka kaluar në këtë fshat.
“Po unë jam lind në këtë fshat, 62 vjet i kom ba, qitu jam le qetu jam rrit qeshtu. Shumë keq tash fshati pa banor, jena met vetë qetu të smut te dytë”, tregoi Aliu.
Bashkëshortja e Nuh Aliut, Hamide Aliu, tregon kushtet e vështira dhe përballimin e tyre, madje ajo tregon se për të shkuar në qytet u duhet të ecin në këmbë për gati një orë e gjysmë.
“Qeshtu jetën e kem ba si gjithë me lop me vjeta si punët e katunit. Një social e marrim. Një lopë e këna qetu. Ne kam shkojna në qytet na. Gjashtë kilometra i ka prej këtu në qytet, një orë e gjysmë i bajna deri sa të shkojmë. Në qytet shkojmë për ushqim për social, tjetër nuk kem për çka me shku. Kur jemi smu se kemi thirr kërkon kon me thirr, ndihma e shpejt nuk vjen këtu për shkak të rrugës ”. Këto janë rrëfime të Nuhut e Hamides.
Të mbetur larg të gjithëve dhe pa shpresë çifti tregon se herë pas herë u vinë edhe të afërm por shumë rrallë, madje ata tregojnë se e vetmja breng e tyre është largimi nga kjo pjesë pasi që jetesa për ta është bërë e papërballueshme.
“Jo kurrë kerkush nuk vjen me na vizitu rrallë, po musafir vinë do rrallë najherë. Kena familjarë po krejt janë larg neve. Burri e ka një vëlla po edhe ai me qera në Novosell”, tregon Aliu.
Tërllobuq është një vendbanim në komunën e Vushtrrisë.
Ku pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Buçaj.
Përfaqësuesi i fshatit Tërllobuq, Ismet Hajrizi, për arbresh.info ka treguar me detaje mënyrën e jetesës së këtyre banorëve në këtë fshat, që nga vitet e më hershme e deri në ditët e sotme.
“Sipas disa burimeve që ekzistojnë nëpër arkiva të ndryshme të shteteve të tjera përkatësisht në Turqi, ky fshat daton që shumë herët dhe në kuptimin e plotë të fjalë fjala Tërllabuq do të thotë ‘kokë e fushës’, që dikur ajo fusha poshtë ka qenë krejt tokë pjellore edhe prej asaj është ushqy i tërë fshati që dikur ka qenë në Tërllabuq”, shprehet ai.
Me nostalgji Hajrizi kujton kohët kur ai ishte fëmijë dhe punët të cilët ata bënin.
“Unë mund të them që si fëmijë i këtij fshati i mbaj mend disa sene deri në moshën 13 vjeçare deri sa jemi shpërngul në fshatin Sllatinë. Ky fshat është marr kryesisht me blegtori edhe me bujqësi. Në ato kushte të cilat kemi jetu ka pasur varfëri të skajshme edhe pse është bërë një jetë e vështirë një jetë shumë e zorshme si për fëmijët në shkollë ashtu edhe për punëtorët që kanë punu për minierën e Trepçës”, tha Hajrizi.
E problem kryesor për këta banor mbetet infrastruktura dhe dy gurthyesit e betonit të cilët banorëve po u pengon çdo ditë e më shumë.
“Këta banorë me ju thanë të drejtën është marr vendim që sivjet me përfundu infrastrukturën e fshatit, kanalizimin edhe ujësjellësi, qysh na ka premtu kryetari. Kemi edhe dy gurëthyes të fuqishëm të cilët operojnë pa ndal e disa nga fshatarët kanë nisur të ankohen, për pluhurin”, deklaroi Hajrizi.
Para luftës së Kosovës në këtë fshat jetonin mbi 100 banorë të cilët u larguan nga fshati për shkak të kushteve të vështira për jetesë.
Fshati tani ka vetëm tri familjeve të cilat jetojnë në këtë fshat.
“Për numrin e saktë të banorëve është vështirë me i specifiku por një e di që janë kanë diku prej 75 shtëpive deri në 80 dhe prej të gjitha atyre shtëpive janë shpërngul nëpër vende të ndryshme kryesisht në Vushtri, Mitrovicë e ndoshta edhe në Prishtinë ”, përfundoi Hajrizi.
Bukuria dhe pamja e fshatit Tërllobuq ka mbetur nën hijen e kodrave të cilat e rrethojnë atë, por që jeta brenda tij ka mbetur e varfër./S.D/arbresh.info/
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...