A mund të ndikojnë vaksinat në ciklin menstrual?

08:38 | 8 Maj 2021
Trina Galanxhi

Vaksina kundër koronavirusit ka nnjë efekt të ndryshëm në të dyja gjinitë dhe gratë mund të përjetojnë shpesh simptoma të pakëndshme.

Kur bëhet fjalë për ciklin menstrual, ekspertët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar se vaksina mund të shkaktojë ndryshime në cikël, por mund të ketë lidhje me stresin dhe një reagim ndaj një pandemie, ose është thjesht një rastësi, transmeton portal arbresh.info

Mjekët nuk e dinë saktësisht se çfarë mund të ndodhë, sepse lidhja midis koronavirusit dhe ciklit menstrual është analizuar shumë pak.

Gjakderdhja e dobët ose menstruacionet e parakohshme nuk janë objekt i hulumtimit, as problemi i përmendur nuk konsiderohet si efekt anësor, sepse shumë nuk do të lidhin ciklin me vaksinimin.

“Mungesa e të dhënave për këtë lidhje është një problem i madh. Unë nuk shqetësohem për pasojat që lidhen me pjellorinë ose abortet e përsëritura, sepse është studiuar mirë, por gjakderdhja e parregullt është një temë e rëndësishme,” shpjegoi gjinekologu Dr. Jen Gunter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme