Google ADS

Avdyli flet për Donika Gërvallën: Disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë

00:09 | 8 Maj 2021
Trina Galanxhi

Deputeti Haxhi Avdyli është i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ ka folur rreth përplasjeve në Kuvendin e Kosovës në seancën e të enjtës së kësaj jave. Ai thotë se disa deputetë të PDK’së u sollën si rrugaçë duke sharë dhe fyer Donika Gërvallën, ministre e punëve të jashtme.

Thotë se Gjykata Speciale nuk u soll nga Donika Gërvalla. Thotë se kjo e fundit s’ka pse të japë dorëheqje.

“Sot në Kosovë e kemi një opozitë pa vizion, të humbur në kohë dhe hapësirë dhe s’kanë tema dhe po prodhojnë tema të paqena siç është rasti i Donikës’, thotë Avdyli.

“Po shihet nervozizëm i madh shkaku i humbjes’, shtoi ai.

“Disa deputetë me të vërtetë, jo të gjithë, sjelljes e tyre ka vetëm një emër rrugaçëri e stilit klasik. Të fyhet një grua, një Ministre …Të shkohet te tavolina e të shahet. Gërvalla është sharë, është fyer”, tha Avdyli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme