Autori i librave për krimet serbe në Kosovë, Nusret Pllana, ka deklaruar se janë me miliona materiale e fakte që dëshmojnë krimet që Serbia i ka bërë ndaj popullit shqiptar të Kosovës me vite e vite me radhë.
I ftuar ne Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se lajmi i sotëm i qeverisë se do të nis përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid është shpresëdhënës.
“Shpresoj që të konsolidohet shumë shpejt një ekip profesionale sepse kemi aq shumë materiale. Miliona materiale kemi. Është momenti i fundit që ta kryejmë këtë punë se i kemi hyrë në hak gjithë gjakut që është derdhur lum”, deklaroi Pllana.
Ai po ashtu theksoi se lufta e fundit është e vetmja që shqiptarët e kanë arkivuar vet dhe se tash i kemi të gjitha në lista e dokumente.
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...