Google ADS

Biden i bindur se shumë shpejt do të takohet me Putinin

22:46 | 7 Maj 2021
L G

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është në gjendje të takohet së shpejti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Rusisë nuk do të kishin nevojë të zgjidheshin përpara një samiti.

Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai donte të takonte Putinin përkundër qëndrimit të forcave ushtarake të Rusisë pranë Ukrainës.

“Kjo nuk ndikon në dëshirën time për të pasur një takim një-për-një. Ai kishte më shumë trupa të ushtrisë dhe i ka tërhequr ata”, ka thënë ai.

I pyetur në lidhje me takimin me Putinin në qershor, Biden tha: “Unë kam besim se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë. Ne nuk kemi ndonjë kohë apo vend specifik. Për këtë po punohet”, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme