Deputeti i PDK’së Xhavit Haliti ka folur për përplasjen që ndodhi ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të PDK’së dhe deputetëve dhe ministrave të VV-së.“Nxitja ishte e dyanshme”, thotë Haliti.
“Të metat e informacionit, të metat e mundësive për të komunikuar me njëri-tjetrin, për t’i shqyrtuar disa çështje të cilat mund të shqyrtohen edhe në kushte normale në zyre, në salla të veçanta të Kuvendit të Kosovës, në takime me ministra. Mendoj se ka shumë mundësi me biseduar e me sqaruar gjëra’, shtoi ai për RTV21.
“Filloj pothuajse për çështje të së kaluarës dhe përplasjet ishin me akuza e kundër-akuza. Ato që ndodhën ishin më shumë përplasje, reagim do të thoja edhe i PDK’së por ishte edhe provokim ndaj PDK’së që u bë në sallë”, theksoi Haliti.
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër