Google ADS

Jep dorëheqje zyrtari i LDK-së

21:04 | 7 Maj 2021
Arbresh.info

Asambleisti nga Prizreni, Petrit Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që i kishte në LDK.

Sipas tij, ai ishte i anashkaluar dhe nuk po dëgjohej zëri dhe kërkesat e tij.

Hoxhaj ka falendëruar të gjithë bashkëpuntorët që i ka pasur në LDK.

Postimi i plotë i tij:

Akti i dorëheqjes:

Të nderuar miq ,perkrahës, siç e dini unë edhe si familje që nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës jemi angazhuar, unë personalisht që nga Forumi Rinor.

Në zgjedhjet e 2013 isha kandidat per asamble edhe pse vetëm 2 muaj që u inkuadrova si anëtar aktiv dhe nga 45 kandidat dola 21 i votuar me 205 vota .Pastaj në zgjedhje lokale te vitit 2017 dola i dyti ne listen e LDK-se me i votuari në 2 degët e LDk së Prizrenit me 537 vota duke fituar mandatin si asambleist. Isha shumë aktiv e anëtar i shumë formumeve, degë nëndegë e komisione ekspertësh. Por edhe me tërë këtë angazhime kontribute me vite, isha dhe mbeta i anashkaluar. Në disa qeveri ku LDK ishte pjesëmarrese asnjeherë nuk u degjua zëri dhe kërkesat e mia duke mos u marr në konsiderat per asnje gjë këkesat, verejtjet apo propozimet. Komunikimi me zyrtarë e funksionar të qeverisë ishte i pamundshme apo thene haste cdo kerkesë në vesh të shurdhër.

Ldk pësoi renje të thellë, pa fajin e aktivisteve si puna ime, por nga injorimi, padituria por edhe lakmia e disa njerzve dhe grupeve te vogla perfituese. Ne punonim, komunikonim, sillnim vota e perfitonin servil e njerz pa kurrfarë autoriteti te qytetaret.Andaj sot i pafuqishëm dhe i pa shpresë për të ndryshuar gjendjen e keqe që ka kapluar LDK-në, jap DORËHEQJE nga të gjitha funksionet qe kam ne Lidhjen Demokratike të Kosoves, kryetar I nendeges Vlashnje, nga anëtari i kryesisë dega Zhur, nga grupi i asamblesë se LDK-se ne KK Prizren.

Deri te ky vendim jo i lehtë per mua kam ardhë edhe për shumë arsye të tjera, që bashkëpunetorët e mi në vite i dijnë. Falemiderit te gjithëve që më keni përkrahur në LDK dhe keni vazhduar edhe të më perkrahni në rrugëtimin tim politik edhe si asambleist i juaj, jam munduar të jem i sinqert me ju dhe jam munduar të punoj shumë, si perfaqësues i juaj në asamble por edhe të jap kontributin tim në LDK aq sa kam mundur. Edhe pse po largohem nga LDK, unë qëndroj pranë qytetareve dhe interesave te tyre.

Do vazhdoj të jem zëri i tyre dhe do angazhohem për të mirën tonë të përbashkët për një Prizren më të mirë dhe një Kosovë të zhvilluar.Petrit Hoxhaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme