Bislimi dhe Abbott flasin për dialogun

18:57 | 7 Maj 2021
L G

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, këtë të premte ka takuar Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholaa Abbott, të cilin e informoi për vizitën Kryeministri Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla dhe ai e bënë në Bruksel ditë më parë.

Gjatë takimit, Abbott ka njoftuar Bislimin për fushëveprimin e projekteve që po mbështeten nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e që sipas tij do të zgjerohet edhe në fusha të tjera në të ardhmen e afërt, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

“Në takim u diskutua edhe për çështjen e dialogut dhe të situatës me pandeminë COVID-19 në Kosovë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Të ngjashme