Google ADS

Qeveria e Kosovës ka nisur përgatitjet për padi ndaj Serbisë

17:26 | 7 Maj 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se qeveria ka nisur përgatitjet për padi ndaj Serbisë për gjenocid.

“Ne bashkë me ministren e Drejtësisë kemi filluar punën për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Përgatitjet duhet të jenë të mëdha, dhe duhet të bëhen në bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Luftës. Qeveria e Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë sonë, plagëve të hapura dhe qeveria e ka për obligim padinë”, u shpreh Kurti në konferencë për media./arbresh.info/

Të ngjashme