Pas mbledhjes se Qeverisë së Kosovës ku u miratua plan programin qeverisës për vitin 2021-2025, kryeministri Albin Kurti foli në detaje në një konferencë për media për pikat e këtij plan programi.
Kurti, tha se gjatë qeverisjes së tij pritet që paga minimale të jetë 250 euro, si dhe personat që kanë pagë minimale do të lirohen nga tatimi, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, Kurti bëri të ditur se deri në fund të mandatit të qeverisjes së tij do të përfundoj edhe reforma në Administratën Publike, si dhe do pesëfishohet numri i inspektorëve të punës, në mënyrë që të rritet siguria në punë
“Deri në fund të mandatit do ta përfundojmë reformën në Administratën Publike, do të angazhohemi për eliminimin e ujërave të zeza, sigurimin e ujit të pijshëm për të gjithë. Po ashtu do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve të punës, në mënyrë që të rritet siguria në punë”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?