Hapet ekspozita “E ardhmja jonë”, me mesazhe domethënëse

15:39 | 7 Maj 2021
Arbresh.info

Është hapur ekspozita “ E ardhmja jonë” në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, lajm ky i bërë i ditur nga Adrian Berisha, Drejtor për Kulturë në Komunën e Prishtinës, shkruan arbresh.info.

Kjo ekspozitë përmban piktura të realizuara nga vajzat rome të qytetit të Prishtinës e Mitrovicës.

Postimi i tij i plotë në profilin e tij në facebook:

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tonë është që ta ndërtojmë atë.”
Sot ne objektin e nderteses se vjeter te Komunes se Prishtines, hapem ekspoziten me emrin E ARDHMJA JONË, ekspozite kjo e cila permbane piktura te ndryshme te realizuara nga vajzat rome te qytetit te Prishtines dhe te Mitrovices.
Qyteti jone eshte i te gjitheve dhe si shoqni duhet te kemi sa me shume diversitet dhe qasje te barabarte per te gjithe; kurse arti eshte gjithmone pikenisje e mrekullueshme per te luftu barrierat dhe stereotipet ne shoqnine tone.
Faleminderit shume per bashkepunimin British Embassy Pristina, UN Women Kosovo dhe Rrograek.
Kemi kenaqesine e veçante qe per disa muaj te jemi nikoqire te kesaj ekspozite mjaft domethenese.

“Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen tonë është që ta ndërtojmë atë.”

Sot ne objektin e…

Posted by Adrian Berisha on Thursday, May 6, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme