Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në konferencën për medie ka bërë të ditur se në ditën e tretë me radhë të fazës së dytë të vaksinimit, deri më tani janë vaksinuar 300 persona.
Ai ka thënë tutje se në këto tri ditë kanë arritur numrin total prej 1 mijë e 900 të vaksinuarve.
“Ditën e tretë më radhë të fazës së dytë të vaksinimit, deri më tani për sot, janë vaksinuar 300 profesionistë shëndetësor, në nivel vendi. Nga totali i përgjithshëm për tri ditë kemi arriti 1900 dhe po shpresojmë që ky numër të jetë në rritje e sipër”, tha Bardhi në konferencën për medie.
Ai bëri të ditur se vetëm dje nga ora 8 e mëngjesit kur ka filluar vaksinimi e deri në orët e pasdites janë vaksinuar 940 profesionistë shëndetësor.
Bardhi tutje theksoi se ka radhë të gjata që po presin të marrin vaksinën Pfizer, meqë aktualisht është vetëm një pikë e vaksinimit.
“Ka radhë të gjata, sepse tani kemi vetëm një pikë vaksinimi, sepse vetëm 1 tetorin e kemi si pikë. Pritja është më e gjatë, kemi pesë ekipe mjekësore paradite dhe pesë pas dite”, nënvizoj ai.
Ndërsa bëri të ditur se në bazë të kontingjentit aktual që posedojnë me këto vaksina presin që ta përmbyllin këtë proces për 4-5 ditë.
Me kontingjentin aktual shpresojmë ta përmbyllim për 4-5 ditë vaksinimin./arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...