Në Gjykatën penale-Shkup sot duhet të vazhdoj gjykimi ndaj 5 personave për rastin “Sozia”, gjegjësisht për dhënien e pasaportave shtetasve të huaj.
Në seancën e parë për rastin, nga 11 të akuzuarit, 5 prej tyre pranuan fajin. Seanca e sotme gjyqësore vazhdon për Faruk Buki, Vesna Kollevska, Olivera Sofronievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari, të cilët në seancën e kaluar u shprehën se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen.
Rastin e udhëheq gjykatësja Olja Ristevska, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Spasenka Andonov. Sipas akuzës, në periudhën prej qershor 2017 deri në fund të 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj dhe një shtetasi të Maqedonisë./arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...