Haradinaj përkujton Bahri Fazliut: Njeri i pushkës dhe i penës

10:06 | 7 Maj 2021
V. S.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka përkujtuar 23 vjetorin e rënies së heroit, Bahri Fazliu.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Bahri Fazliu ka qenë njeri i pushkës dhe i penës.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

May be an image of 6 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme