Google ADS

3 mijë të vdekur çdo ditë, por kryeministri shpenzon 2 miliardë dollarë për rezidencën e re

08:21 | 7 Maj 2021
Trina Galanxhi

Më shumë se 3 mijë njerëz janë duke vdekur çdo ditë në Indi, por kryeministri i vendit Narendra Modi vazhdon me ligjin për riorganizimin e parlamentit me vlerë 1.8 miliardë dollarë.

Projekti përfshin gjithashtu krijimin e një banese të re për udhëheqësin e shtetit, raporton CNN, transmeton portali arbresh.info

Vendimi për të vazhduar me projektin në New Delhi shkaktoi revoltën e publikut dhe politikanëve të opozitës, të cilët theksuan se miliona po hidhen në projekte ndërtimi në një kohë kur shteti po lufton me krizën më të rëndë shëndetësore ndonjëherë.

Projekti i rinovimit kategorizohet si “themelor”, që do të thotë se ndërtimi do të vazhdojë edhe kur të gjitha projektet e tjera të ndërtimit pezullohen.

Është vlerësuar se rreth 46,700 njerëz do të punësohen gjatë kohës së ndërtimit dhe rindërtimit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme