Varhelyi: Nëse nuk bindim Bullgarinë për Maqedoninë e Veriut, negociata vetëm me Shqipërinë

07:42 | 7 Maj 2021
V. S.

Veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mund të shtrëngojë BE-në të mbajë Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë.

Deri më tani dy vendet janë trajtuar gjithmonë bashkë, por Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews e ka lënë të hapur këtë mundësi.

Për Varhelyin, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare. Kam shpresë se do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në qershor. Nëse përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë. Ky mund të jetë një opsion”.

Sipas burimeve, Komisioni Evropian pritet të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare gjatë samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, në muajin e qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme