Ekspertet bëjnë të ditur se parashikimi për 2021 është po ashtu i zymtë për shkak edhe të pandemisë. Të paktën 155 milion njerëz u përballën me uri akute në vitin 2020.
Ky është raporti i fundit i publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në të cilën citon se 133,000 që kishin nevojë për ushqim urgjent për të parandaluar vdekjen e përhapur nga uria. Parashikimi për 2021 është po aq i zymtë ose më i keq, thuhet në raportin e përpiluar në bashkëpunim me 16 organizata.
Raporti, i cili përqendrohet në 55 vende që përbëjnë 97% të ndihmës humanitare, bënë të ditur se madhësia dhe ashpërsia e krizave ushqimore vitin e kaluar u përkeqësuan si rezultat i konflikteve të zgjatura, pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19 dhe ekstremeve të motit .
155 milion njerëz u përballën me krizë, emergjencë ose katastrofë, një rritje prej rreth 20 milion njerëz nga 2019. Sipas raportit, dy të tretat e njerëzve në ato nivele krize ishin në 10 vende – Kongo, Jemeni, Afganistani, Siria, Sudani, Nigeria veriore, Etiopia, Sudani i Jugut, Zimbabve dhe Haiti.
Burkina Faso ka përjetuar krizën më të madhe ku mijëra njerëz po përballen me uri, vdekje dhe skamje. Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres në raportin 307-faqesh të Raportit Global mbi Krizat Ushqimore është shprehur se nuk ka vend për uri dhe uri në shekullin 21dhe kërkoi nga qeveritë dhe ndërkombëtarët që të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën.
Sipas raportit, 40.5 milion njerëz në 17 vende u përballën me pasiguri akute ushqimore vitin e kaluar për shkak të “goditjeve ekonomike”, përfshirë pasojat nga pandemia. Raporti paraqiti disa statistika të tjera të zymta nga viti 2020 ku 75.2 milion fëmijë nën 5 vjeç që jetojnë në 55 vendet e varfra nuk po gëzojnë një rritje të shëndetshme dhe 15.8 milion janë nën peshë për shkak të kequshqyerjes.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...