Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ka dhënë disa mesazhe të forta të enjten nga Tirana, pas një takimi që pati me homologun shqiptar, Ilir Meta. Mesazhi i tij prekte një çështje të nxehtë të ditëve të fundit, që ka “ndezur” diskutime e debate, pas publikimit të disa dokumenteve të quajtura “non-paperë”, që flasin për ndryshim kufijsh në Evropën Juglindore.
“E dimë nga përvoja se ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Evropës nuk zhvillohen pa flijime. Besoj që ne udhëheqësit e kësaj pjesë të Evropës, por edhe krejt BE-ja, e kemi këtë obligim moral e politik që në këtë kohë që s’është e thjeshtë jo vetëm për shkak të COVID-19, por edhe të problemeve të brendshme të BE-së e edhe të Ballkanit, sot në këtë kohë të komplikuar të japim një ide të re se zhvillimi më të shpejtë. Nuk është kjo detyrë e lehtë”, deklaroi Pahor.
Presidenti i Sllovenisë, vendi i të cilit do ta marrë Presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik të këtij viti, duke vënë theksin te rëndësia që ka për vendet e Ballkanit Perëndimor avancimi i mëtejshëm i procesit të integrimit në BE, tha se kjo do ta zvogëlonte dhe rëndësinë e debatit që është ngritur tashmë për kufijtë.
“Mendoj se zgjerimi i BE-së në Ballkan është jo vetëm gjeopolitik, por edhe i pazëvendësueshëm për paqen e stabilitetin e rajonit e të krejt Evropës”.
Presidentët Meta e Bahor siç raporton Koha, kanë theksuar rëndësinë e realizimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e BE-së, si një nevojë e nxitje njëkohësisht në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Sllovenia do të organizojë në ditët e ardhshme Samitin e Procesit të Brdo-Brijuni, që përkon me 10-vjetorin e kësaj nisme.
“Së bashku shprehëm mbështetjen dhe vlerësimin për zhvillimet në Kosovë dhe sidomos për rëndësinë e realizimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e saj nga ana e BE-së, si një nevojë e nxitje njëkohësisht në procesin e saj të integrimit euroatlantik. Gjithashtu, nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë–Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët. Me presidentin Pahor ndamë qëndrimin e përbashkët se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është vetëm në Bashkimin Evropian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe distancimit nga e kaluara e hidhur”, deklaroi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...