Presidenti i Shqiprisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga fokusi i diskutimit të tij me homologun slloven, Borut Pahor.
Presidenti thekson se Kosova e meriton sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian dhe e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.
Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.
“E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.”
PDK mban konferencë për media
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...