Google ADS

Doza e tretë e vaksinës “Moderna” mbron nga varianti brazilian i koronavirusit

17:37 | 6 Maj 2021
Trina Galanxhi

Të dhënat nga një studim i 40 personave tregojnë se doza shtesë e vaksinën “Moderna” forcon imunitetin ndaj varianteve braziliane dhe afrikano-jugore të koronavirusit.

Doza e tretë e vaksinës ekzistuese të ndërmarrjes “Moderna”, si dhe versioni i ri, i cili është eksperimental, forcojnë imunitetin kundër varianteve braziliane dhe afrikane të jugut të koronavirusit, njoftoi kompania, transmeton portal arbresh.info

Sipas Reuters, studimi është bazuar vetëm në 40 personat që kanë marrë pjesë në eksperiment.

Doza shtesë e vaksinës e dhënë vullnetarëve, të cilët më parë kishin marrë dy doza të vaksinës së Moderna.

“Ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna të reja, të cilat forcojnë besimin tonë se strategjia jonë e vaksinimit duhet të sigurojë mbrojtje ndaj varianteve të reja të Covid-19”, tha Stefan Bansel, CEO i Moderna./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme