Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka filluar zbatimin e planit operativ kontrollin e shtuar në komunikacion dhe atë që nga fillim prilli i vitit 2021. Ndërsa sot në një operacion taktik në qytetin e Pejës ka vazhduar realizimin e planit te tillë dhe ka lëshuar fletë gjoba dhe larguar nga komunikacioni mbi dymbëdhjetë motoçikleta për mos regjistrim dhe për mos mbajtje të pajisjeve adekuate për ngasjen e mjetit të tillë.
Tutje njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë do vazhdoi se implementuari ketë plan edhe në qytetet tjera të rajonit të Pejës si Istog, Klinë, Deçan dhe Junik dhe atë gjatë tërë sezones verore.
“Pasi që tashmë është në rritje numri i ngasësve të motoçikletave në rrugë, duke përfshirë edhe atë ne të shumtën e rasteve ngasësit janë të rijnë në moshë, ku me ketë edhe shkaktojnë aksidentet të mundshme dhe për të parandaluar ketë Njësi e komunikacionit rrugor në Pejë nuk do ndalet gjatë tërë kësaj periudhe”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PK-ja.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë ligjet dhe rregullat në komunikacion. /arbresh.info/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...