Google ADS

Elbasan, vrau me kallash gruan pas seancës për divorc

13:48 | 6 Maj 2021
A. B.

Një krim brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit pasditen e sotme. 58-vjeçari Koço Buzo, ka ekzekutuar me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe Adriatik Kola.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se çifti sapo kishte zhvilluar një seancë gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre. Fillimisht nga dera e gjykatës ka dalë autori i krimit i cili ka pritur edhe daljen e bashkëshortes, për të hapur më pas zjarr ndaj saj dhe duke e lënë kështu të vdekur.

Çifti ishin prindër të tre fëmijëve, konkretisht një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve 20 dhe 18 vjeçar.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme