Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes sot në fjalimin e saj gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për grant mes RMV-së dhe SHBA-ve, vlerësoi se vendi ka arritur përparim pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, por, siç thotë ajo, ky hap duhet të mbahet
“Periudha që vjen do të jetë është thelbësore për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut si aleat që kontribuon për stabilitetin në rajon. Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike në vitin 2018, si dhe pas anëtarësimit në NATO dhe dritës së gjelbër për fillimin e bisedimeve në BE në vitin 2020, Maqedonia e Veriut bëri hap para. Por ky hap duhet të mbahet”, tha ambasadorja Byrnes.
Ajo shton se në të ardhmen mund të ketë sfida siç janë korrupsioni, nepotizmi dhe institucione jofunksionale që do të pengojnë Maqedoninë e Veriut drejt qëllimit./Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...