Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka mbajtur konferencë për media lidhur me narracionin e përdorur nga ministrja e jashtme, Donika Schwarz për luftën çlirimtare.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta shkarkojë atë nga pozita e ministres sa më parë.
“Edhe sot ishit dëshmitarë të angazhimit të ministres Schawrz në denigrimin e luftës çlirimtare të Republikës së Kosovës. Ajo edhe sot vazhdoi ta fyente luftën e UÇK-së, kauzën e cila solli lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi, ajo edhe sot i fyu viktimat të cilat ranë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi, ajo i fyu të gjitha gratë e dhunuara në Republikën e Kosovës gjatë luftës së vitit 1998/99. Ajo sot fyu sakrificën më të madhe të kombit shqiptar në shekullin XX. Prandaj, ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja e Punëve të Jashtme të flasë me narracionin e ndërtuar në Beograd.” ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se narracioni i ministres Schwarz ishte i njëjtë me atë të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe përfaqësuesit të tij Ivica Daçiq, shkruan arbresh.info.
“Kërkojmë nga z. Kurti që sa më parë ta shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme, këtë ministre që në vazhdimësi fyen vlerat më të larta kombëtare të popullit shqiptar, ta shkarkojë këtë njeri e cila në mënyrë të vazhdueshme e denigron pjesën më të ndritur të historisë tonë kombëtare.”, ka thënë ai.
Tutje ai ka theksuar se ishte e pamundur që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në seancën plenare ku do të diskutohej për organizimin e arsimit në pandemi, për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve nga deputetët e mazhorancës.
“Në vazhdimësi ka tendencë për të ndalë fjalën e deputetëve të opozitës, për t’ua pamundësuar atyre që t’i ngrisin çështjet për të cilat u kanë dhënë vota qytetarët e Kosovës. Prandaj një mënyrë e tillë e sjelljes nga nënkryetarja e kuvendit është e papranueshme. I bëjmë thirrje kësaj mazhorance të papërgjegjshme të tërhiqet nga ky pozicion.”, ka thënë ai.
Tahiri ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të ftoj mbledhje urgjente të Kryesisë dhe aty të vendoset për kohën e vazhdimit të seancës./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030