Abdixhiku përkujton Fehmi Agani

12:40 | 6 Maj 2021
V. S.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë sot homazhe te varri i Akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Veprimtaria e Profesor Aganit për kombin ka spikatur si në fushën e shkencës, edukimit si dhe në jetën atdhetare e politike.

Prof. Fehmi Agani ishte intelektual i rrallë, politolog dhe sociolog, profesor në Universitetin e Prishtinës, si dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Jo rastësisht e quanin “truri i lëvizjes paqësore”.

Puna dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Prof. Aganit për lirinë dhe pavarësinë e vendit nuk mund të ndalej nga armiku serb, pos me eliminimim e tij fizik, ashtu edhe siç ndodhi fatëkeqësisht, kur u vra më 6 maj 1999 afër Lipjanit.

Jeta dhe vepra e tij janë testament për kohën dhe shumë breza që vijnë, ndërsa emri i tij është skalitur në gurthemelin e shtetit të Kosovës, thuhet ne njoftimin per media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme