22 shkelje të orës policore dhe 508 gjoba për mosmbajtje të maskave në Maqedoni

12:32 | 6 Maj 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë konstatuar 22 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 508 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme