ShSKUK: 498 pacientë në trajtim nga COVID-19

12:25 | 6 Maj 2021
V. S.

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, është ulur numri i pacientëve që po trajtohen nga Sars-Cov-2.

Kështu thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Bazuar në raportet e datës 6 maj 2021 nga klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 498 pacientë, 376 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 28 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 361 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë

12 prej tyre në gjendje të rënduar

145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

167 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë

16 prej tyre në gjendje të rënduar

231 të konfirmuar pozitivë

194 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 54 pacientë

Spitali i Gjakovës, 49 pacientë

Spitali i Pejës, 64 pacientë

Spitali i Gjilanit, 34 pacientë

Spitali i Ferizajt, 37 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme