Google ADS

Përleshje ndërmjet deputetëve, sherri ‘plas’ shkaku i fjalimeve të opozitës

11:50 | 6 Maj 2021
M. A.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit, pas replikave të shumta që kanë pasur me disa nga ministrat e qeverisë Kurti.

LDK e lëshoi sallën pas ndërprerjes së fjalës së Arben Gashit nga kryesuesja e kuvendit, Saranda Bogujevci e pas tij edhe Abelard Tahiri lëshoi sallën duke thënë se Kryesia duhet të mblidhet dhe të merret vendim që Saranda Bogujvci të mos i udhëheqë seancat më.

Duke daluar nga Kuvendi deputetët e PDK-së, nga kamerat e kuvendit shihet në këmbë ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili u drejtohet me fjalë atyre.

Pastaj në tollovinë që u krijua te hymja e Kuvendi, u shtyen më njëri-tjetrin, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe deputeti i VV-së, Salih Zyba.

Aty shihet edhe përleshje fizike mes deputetëve të kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme