4 vjeçari ia shpëton jetën nënës së tij, thirr Policinë me makinën e tij lodër

11:27 | 6 Maj 2021
Arditë Shkodra

Një djalë katër vjeçar përdori makinën e tij të policisë lodër me numrat “999” që të thirrtë numrin e urgjencës kur nëna e tij u rrëzua në tokë dhe humbi ndjenjat.

Charlotte Khan tha se djali i saj Essa, i cili ende nuk flet mirë, përdori telefonin e tij për të thirrur ndihmë dhe u tha operatorëve: “Mamaja u rrëzua. Ndihma për mamanë”, transmeton arbresh.info

Zonja Khan tha se ajo “nuk mund të ishte më krenare” për Esssa, i cili gjithashtu u kaloi çelësat përmes kutisë së letrave oficerëve.

Policia e Nottinghamshire falënderoi djalin për “trimërinë dhe mendimin e shpejtë”.

Zonja Khan, nga Nottingham, e cila ka kriza jo epileptike, tha se ajo u rrëzua të shtunën në mesditë kur burri i saj Dilawer ishte në punë.

25-vjeçarja tha: “Unë godita kokën në rezervuarin e peshkut. Gjëja tjetër që mbaj mend është tre ose katër oficerë policie që më zgjuan dhe më treguan se çfarë ndodhi.”

Oficerët i thanë asaj Essa i kishte telefonuar dhe u kishin treguar makinën kur mbërritën.

“Ai di të përdorë telefonin tim”, tha ajo.

“Telefonata ishte e gjatë 17 minuta. Ai po zhvillonte një bisedë, por që vetëm disa fjalë mund të kuptoheshin dhe fjalët kryesore ishin ‘Mami ra në tokë’.

“[Oficerët] më thanë se ata menduan se do të duhej të thyejnë derën, por ai u kaloi çelësat përmes kutisë së letrave.

“Edhe kur ata ishin duke trokitur, ai kontrolloi dritaren për t’u siguruar që ishin ata përpara se të jepte çelësat.”

Zonja Khan tha se policia u ndoq nga ndihmës mjekët, të cilët e trajtuan atë në shtëpi.

Ajo shtoi: “Edhe unë jam e tronditur nga ajo që ai bëri. Unë thjesht nuk mund ta besoj atë.

“Unë kurrë nuk kam menduar se fëmija im katër vjeç do të duhet të telefonojë në 999”.

“Unë nuk e di se në çfarë situate do të isha nëse ai nuk do t’i kishte thirrur ata”.

Supt Sukesh Verma, shefi i menaxhimit të kontaktit në Policinë e Nottinghamshire, tha: “Është e qartë se ne nuk do të kishim mundur të bënim asgjë pa trimërinë dhe mendimin e shpejtë të Essa.

“Kështu që, në emër të të gjithëve në Policinë e Nottinghamshire, unë do të doja të thoja një falënderim të madh për të.”/bbc/arbresh.info

Të ngjashme