Vaksina kineze kundër koronavirusit Sinovac është efikase te të rriturit nën 60 vjeç, por disa të dhëna për rrezikun e efekteve serioze anësore mungojnë, thanë ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ekspertët e pavarur të Grupit Strategjik Këshillimor të OBSH-së e bazuan vlerësimin në rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi dhe Kili.
Vaksina Sinovac është autorizuar për përdorim në 32 vende dhe juridiksione, ndërsa janë shpërndarë mbi 260 milionë doza të saj.
“Jemi shumë të bindur se dy doza të vaksinës Sinovac e ndalojnë COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) te personat 18 deri në 59 vjeç”, thanë ekspertët e OBSH-së.
Por, ata vunë në dukje se mungojnë të dhëna për sigurinë e vaksinës te gratë shtatzëna, te më të moshuarit dhe tek ata me sëmundje ekzistuese.
Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës.
Analiza e vaksinës Sinovac ka nisur pasi ekspertët e OBSH-së kanë shprehur besim të ulët në të dhënat e Sinopharm-it kinez – kompanisë që ka prodhuar vaksinën.
Deri më tash, OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.
Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac./express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...