Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e vazhdon turneun në Evropë me një vizitë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku të enjten ai pritet të takohet me Presidentin Volodymyr Zelenskiy, Kryeministrin Denys Shmyhal dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Dmytro Kuleba.
Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit të Shtetit, Sekretari Blinken do të “nënvizojë mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë”.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e vazhdueshme agresive të Rusisë dhe retorikën kundër Ukrainës, përfshirë praninë e rritur të trupave ruse në Krimenë e pushtuar dhe përgjatë kufijve të Ukrainës”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Deklarata shton se Shtetet e Bashkuara “vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën”.
Në fund të muajit të kaluar, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Evropian thanë se rreth 150 000 forca ruse ishin mbledhur përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në Krime.
Sekretari Blinken pritet të ritheksojë se Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin aneksimin nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014. Ai pritet të bëjë thirrje për rikthimin e rajonit tek Ukraina.
Ai gjithashtu do t’i bëjë thirrje Rusisë të mbështesë angazhimet e saj sipas marrëveshjeve të Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Që nga viti 2014, Rusia ka mbështetur separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Donbasit.
Departamenti i Shtetit tha se Sekretari Blinken do të inkurajojë gjithashtu reformat institucionale në Ukrainë, të cilat Departamenti i Shtetit i quajti “çelësi për sigurimin e institucioneve demokratike të Ukrainës, prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euro-atlantike”.
Sekretari Blinken ka të ngjarë të nënvizojë rëndësinë e mbështetjes ekonomike amerikane për Ukrainën.
“Që nga viti 2014, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës më shumë se 4.6 miliardë dollarë në ndihmë totale, asistencë në fushën e sigurisë dhe nevoja që nuk lidhen me sigurinë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit./voa/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...