Belgjikë, arrin në 1 milion numri i rasteve me COVID-19

01:13 | 6 Maj 2021
Trina Galanxhi

Në Belgjikë ka arritur në 1 milion numri i personave që janë prekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, deri më sot në Belgjikë kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin 999.700 persona. Ndërsa si pasojë e virusit kanë humbur jetën 24.367 persona.

Në Belgjikë e cila është një nga vendet më të prekura nga vala e parë e pandemisë në Evropë, që nga vala e dytë zbatohen masa të tilla si kufizimi i daljes në rrugë natën, mbyllja e restoranteve, bareve dhe kafeneve si dhe detyrimi për kryerjen e punës nga shtëpia.

Më 8 maj në vend do të lirohen masat ku në kuadër të kësaj do të hapen restorantet për shërbim në pjesët e hapura, baret dhe kafenetë si dhe do të përfundojë kufizimi për dalje në rrugë.

Vendimin për lirimin e masave qeveria e ka marrë pas rënies së numrit të rasteve dhe përshpejtimin e vaksinimeve. Numri i rasteve i cili në tetor ishte mbi 15 mijë ka rënë në 2 mijë, ndërkohë që në muajin mars u rrit sërish në 5 mijë dhe aktualisht ndodhet në nivelin nën 3 mijë.

Në vendin me popullsi prej 11.4 milionë banorë është përshpejtuar fushata e vaksinimit. Të paktën 3.1 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 856 mijë të tjerë dozën e dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme