Kryetari i Komunës së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka kujtuar ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, si mik të mirë të familjes së tij.
Në Rubikon të Klan Kosovës ai tregoi se si gjyshi i tij, i cili ishte ish kryeministër, ishte mik shumë-shumë i mirë i Rugovës.
“Më kujtohet i ndjeri Rugova ka ngrënë në shtëpinë tonë në Kretë. Gjyshja imë ka gatuar për të dhe ata kanë diskutuar gjatë dhe mendoj që e kanë pëlqyer njëri-tjetrin shumë sepse e kanë njohur tek njëri tjetri një vullnet të fuqishëm për t’i tejkaluar problemet dhe vështirësitë”.
“Mendoj që këtu është një trashëgimi në të cilën mund të bazohemi dhe më vjen shumë mirë që jam këtu dhe që do takohem edhe më kryeministrin tuaj të premten. Atë kam pasur kënaqësinë që ta takoj edhe ku ka qenë në Athinë para disa muajsh në një konferencë dhe personalisht më ka bërë shumë përshtypje personaliteti karizmatik i tij”, u shpreh Bakoyannis, cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...