Google ADS

Mësohet kur starton sezoni 2021/22 në Serie A

21:34 | 5 Maj 2021
A. B.

Me 22 gusht do të startojë derisa me 22 maj do të përfundojë sezonin 2021/22 në Serie A.

Katër javë nga fundi i sezonit aktual, ku tashmë është shpallur kampion Interi, Liga e Serisë A në Itali është mbledhur për të caktuar edhe datat e sezonit të ri.

Kështu është vendosur që kampionati të startojë më 22 gusht, ose rreth 40 ditë pas përfundimit të Kampionatit Europian.

Ndeshjet e fundit të sezonit 2021/22 do të luhen me 22 maj të vitit 2022.

Derisa shorti për kalendarin e ri pritet të hidhet gjatë muajit korrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme