Sezonin tjetër, Amir Rrahmani mund të ketë një rrol më të madh te Napoli.
Në sezonin e parë, kapiteni i Kosovës nuk luajti asnjë minutë deri në janar të vitit 2021, ku tashmë numëron 16 ndeshje në të gjitha garat, 12 prej tyre në Serie A.
Sido që të jetë, sezonin 2021/22, Rrahmani pritet të ketë një rol më të madh në skuadër, sidomos me largimin e Kalidou Koulibaly, që ka zëra se do të provojë një aventurë të re.
Megjithatë, për Kalidou Koulibaly, do të largohet edhe Nikola Maksimovic, që ka qenë pothuajse gjithmonë zgjedhja e parë për Gattuson kur është dashur që të zëvendësojë Manolasin dhe Koulibalyn, derisa Amiri vetëm i katërti.
“Corriere dello Sport” raporton se Inter, Lazio dhe Fiorentina janë të interesuara për mbrojtësin e Napolit, që do të lironte më shumë hapësirë për Amir Rrahmanin. /Gazeta Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...