Google ADS

Munishi tallet me Dritën pasi i bëri probleme për titull

18:02 | 5 Maj 2021
A. B.

Gjilani e ka ndalur me barazim 1-1 Dritën duke i shkaktuar telashe në luftën për titull.

Drita ishte në hap me Prishtinën, por me barazimin e sotëm, ka mbetur tri pikë prapë liderit, Prishtinës.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, që në njëfarë mënyre ia bëri këtë favor Prishtinës duke e ndalur Dritën, është tallur me rivalet e skuadrës së tij me një postim në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një foto në Facebook ku ka shkruar: “Thirrëm qysh dush”.

Thirrum qysh dush ?

Posted by Ismet Munishi on Wednesday, 5 May 2021

Prishtina tani ka 72 pikë pas 33 xhirove, Drita e dyta me 69, kurse Gjilani i Munishit i katërti me 48.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme