Google ADS

Prishtina fiton ndaj Besës, marshon drejt titullit

17:03 | 5 Maj 2021
A. B.

Prishtina ka marr fitore me rezultat 3-0 ndaj Besës së Pejës në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.

Mysafirët që janë në luftë për titull, e nisën më mirë takimin, duke fituar penallti që në start.

Besnik Krasniqi ishe i saktë duke shënuar për 1-0 në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë në lojë u fut Oto John që shënoi dy herë.

Një herë ai e gjeti golin në minutën 66-të për t’i dhënë qetësi skuadrës.

Pas dhjetë minutash sërish nigeriani gjeti rrjetën për 3-0.

Prishtina me këtë fitore mbetet lider me 72 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme