Bordi Mbikëqyrës i Facebook-ut të mërkurën ia vazhdoi pezullimin ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Vendimi i shumëpritur mund të jetë shenjë për atë se si do t’i trajtojë rrjeti i famshëm social në të ardhmen liderët botërorë që ia shkelin rregullat.
Facebook-u ia bllokoi qasjen Trumpit në Facebook dhe Instagram për afat të pacaktuar pas shqetësimeve për trazira shtesë me rastin e sulmit në Capitol më 6 janar të këtij viti nga përkrahësit e ish-presidentit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Në kohën kur ishte marrë vendimi për pezullim, shefi ekzekutiv i rrjetit të njohur kishte shkruar: “Rreziqet e lejimit të presidentit që ta vazhdojë përdorimin e shërbimit tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha.”
Më vonë, rrjeti e dërgoi rastin në bordin e themeluar së fundi, në të cilin bëjnë pjesë akademikë, avokatë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, për të vendosur nëse pezullimi ndaj presidentit do të vazhdohet apo do t’i lejohet rikthimi.
Trumpi i është bllokuar përgjithmonë llogaria në Twitter, rrjet që e përdorte shpesh dhe ku kishte 88 milionë ndjekës.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...