Google ADS

24 viktima dhe 323 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

15:30 | 5 Maj 2021
V. S.

Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2928 teste të kryera janë regjistruar 323 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 96 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 714 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.197 raste, prej të cilëve 135.367 janë shëruar, kurse 5.016 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 12.754 raste aktive me virusin korona./alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme