Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit me komisionarin e lartë për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka thënë se vizioni dhe bindja e tij është Schengeni rajonal.
Rama në një konferencë për medie tha se Mini-Schengeni ballkanik është i përqafuar nga Bashkimi Evropian.
“Sa i përket Ballkanit vizioni dhe bindja ime është e shpallur, Schengeni rajonal është rruga ku duhet të ecim përditë, ndërkohë që diskutojmë në mënyrë civile mosdakordësitë tona dhe nuk duhet ta na pengojnë të mbështesim rritjen ekonomike, përmirësimin e situatës sociale të njerëzve në rajon, ndërtimin e një baze të re për të ardhmen që do t’i shërbejë të gjithë fëmijëve të rajonit. Schengeni është i përqafuar nga BE-ja, nga Komisioni që është një kontribuues konkret në planin e investimeve dhe ka kaq shumë mundësi që na takon ne t’i shfrytëzojmë maksimalisht”, tha Rama.
Ai ka shtuar se nuk sheh asnjë mundësi që të gjendet zgjidhje magjike për problemet e rajonit.
“Nuk shoh asnjë mundësi që ne të gjejmë zgjidhje magjike për problemet që duhen zgjidhur me shumë durim në rajon, por sa më shumë ta përmirësojmë marrëdhënien mes vendeve aq më shumë krijojmë kushtet që edhe mosdakordësitë e mëdha të trajtohen në mënyrë civile. Konfliktet jo produktive na kanë lënë mbrapa”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...