Mesfushori spanjoll Juan Mata pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Lazios për sezonin e ardhshëm.
“La Repubblica” ka njoftuar të mërkurën se Lazio tashmë ka kontaktuar Matan dhe i ka bërë ofertë, pasi mesfushori në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, meqë i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Mësohet se Lazio i ka ofruar Matas kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej katër milionë euro dhe po shpreson që 33-vjeçari ta pranojë atë.
Mata këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël tek Unitedi duke regjistruar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime.
Mata është pjesë e Unitedit prej janarit të vitit 2014, kurse karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Valencia.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...