Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka deklaruar se është absolutisht e papranueshme që siç tha ai “Prishtina të shmangë detyrimet e saj në negociata për kaq gjatë”, dhe “të mos mbajë asnjë përgjegjësi për një sjellje të tillë”.
Ai në një intervistë për gazetën “Politika” tha se kurrë nuk do të heqin dorë nga formimi i Asociacionit, sepse sipas tij “Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ka dëshmuar se është një pjesëmarrës i besueshëm në dialog”.
“Nëse bashkësia ndërkombëtare kujdeset që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë në një mënyrë serioze dhe thelbësore, kjo situatë absurde duhet të zgjidhet në favor të dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara, dhe për të mirën e të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë”, shtoi ai.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...