Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo pengesë për ata që duan të vijnë për sezon turistik.
Pra çdo turist që do të dojë të kalojë pushimet në shtetin shqiptar, nuk është e domosdoshme pasaporta e vaksinimit.
Rama theksoi se po ndjek procesin e rezervimeve duke thënë se po rriten kërkesat vazhdimisht.
“Shqipëria nuk do të vendosë një kusht apo asnjë pengesë për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri për një sezon turistik që siç e kam thënë më parë, duhet të jetë një sezon shumë më i lehtë se sa i shkuari dhe me shumë kënaqësi po ndjek të gjithë procesin e prenotimeve dhe kërkesave që rriten vazhdimisht nga vendet e tjera për të kaluar pushimet në Shqipëri.
Ne jemi sot në një pozicion të admirueshëm nga pikëpamja epidemiologjike, e vaksinave të bëra. Do vazhdojmë me ritëm të lartë me vaksinimin. Objektivi është 1 milion, puna vazhdon intensivisht që Shqipëria të çlirohet nga ky makth i gjatë. Kapaciteti kryesor që ka të bëjë me turizmin, të përdoret sa më shumë këtë vit dhe më pas totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim”, tha Rama./TCh
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani