Google ADS

“Real Madrid e do transferimin e Hysaj”

11:30 | 5 Maj 2021
V. S.

Real Madrid ka pasur mjaftë probleme këtë edicion në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lëndimet e Carvajal dhe besimi i ulët i trajnerit Zinedine Zidane te Odriozola ka bërë që bordi të bëjë prioritet nënshkrimin me një mbrojtës të krahut të djathtë.

Para disa ditëve, “Los Blancos” kishin interesim për Atal, por mesa duket nuk është opsioni i vetëm.

Sipas Todo Fichajes, Real Madrid është duke shikuar mundësinë e nënshkrimit me futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Kontrata e futbollist skadon në verë dhe gjithçka varet nëse nuk rinovon kontratën me “Napolitanët”.

Roma, Fiorentina, Atletico Madrid dhe Sevilla gjithashtu e kanë në ‘radar’ Hysaj.

Real Madrid gjithashtu është në kontakt me agjentin e shqiptarit dhe tani është një ndër opsionet që pëlqehet me së shumti nga bordi./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme