Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 28.997 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19, përfshirë 2.483 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 4.92 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga pandemia po ashtu është rritur në 41.527, përfshirë 336 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit.
Po ashtu 38.218 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në mbi 4.55 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve nga virusi.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 48 milionë teste të dyshuara për COVID-19, me 241.747 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.
Figurat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 3.452.
Turqia deri më tani në mbarë vendin ka administruar 23.89 milionë doza të vaksinës COVID-19, me rreth 14.19 milionë persona të cilët tashmë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...