Kërkesa për vaksinën e Pfizer kundër COVID-19 mund të zgjasë me vite dhe kështu të rritë të ardhurat e gjigantit farmaceutik amerikan.
Në tre muajt e parë të 2021, vaksina gjeneroi të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh amerikanë ndërsa qeveritë botërore u përpoqën të frenonin pandeminë. Të ardhurat nga shitjet e vaksinave pritet të arrijnë 26 miliardë dollarë këtë vit, që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e shitjeve të Pfizer.
Parashikimi bazohet në kontrata të nënshkruara tashmë për 1.6 miliardë doza vaksinash që do të dorëzohen këtë vit. Pfizer tha se pret të rregullojë më shumë dërgesa këtë vit dhe të negociojë furnizimet në disa vende për 2022 e më tej, raporton bbc.
“Bazuar në atë që kemi parë, ne besojmë se kërkesa e vazhdueshme për vaksinën tonë COVID-19, e ngjashme me atë kundër gripit, është një rezultat i mundshëm”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.
Vaksina me dy doza ishte produkti më i shitur i kompanisë në tremujorin e parë të 2021. Kostot dhe përfitimet e vaksinave ndahen përgjysmë midis Pfizer dhe partnerit të saj gjerman, BioNTech.
Pfizer dhe kompania rivale amerikane Moderna po përfitojnë nga shitja e vaksinave të tyre, ndërsa e kundërta po ndodh me AstraZenecan dhe gjigandi amerikan “Johnson&Johnson”.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...