Zëvendësi i Drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq ka thënë se mundësia e një padie për gjenocid ndaj Serbisë nga Kosova është një skenar fantashkence.
Popoviq tha se padia për gjenocid nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare.
“Është e panjohur në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare që një territor si Kosova dhe Metohija defakto ta padisë shtetin e saj”, tha ai.
Ai tha poashtu se është një provokim dhe një humbje kohe sepse edhe në Prishtinë e dijnë se ky është një skenar fantashkencë dhe është i pamundur e juridikisht i pavlefshëm.
“Kosova një territor nën protektoratin ndërkombëtar sipas rezolutës së OKB-së 1244 nuk mund të jetë subjekt i të Drejtës Ndërkombëtare dhe sa më parë që Prishtina e pranon realitetin më e sigurt është mundësia për të vazhduar dialogun dhe për të gjetur një kompromis”, tha ai, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.
Sa i përket njoftimit për padinë për gjenocid, Popoviq tha se politikanët në Prishtinë “nuk kanë një politikë të qartë dhe realiste, as vullnet për të ndërtuar një politikë paqeje, por punojnë vetëm në ndezjen e pasioneve separatiste dhe ekstremiste”.
“Fuqia e argumenteve dhe e drejta ndërkombëtare është në anën e Beogradit dhe është e kotë që Prishtina po zhvillon betejat e humbura paraprakisht.” Është e sigurt se ekziston një mënyrë më e dobishme për të shpenzuar para, të tilla si blerja e vaksinave dhe puna mbi imunizimin e popullsisë, në vend të betejave pothuajse ligjore që janë të destinuara të dështojnë”, tha Popoviq
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve