Sipas një eksperti të Familjes Mbretërore, Rusell Mears, Prince Charles dhe Prince Uilliam mund të “zbusin gjakrat” me Prince Harry, i cili shkaktoi “tsunami” në Familjen Mbretërore.
Në një bisedë rreth Prince Harry dhe Meghan Markle, të cilët jetojnë me djalin e tyre në Kaliforni dhe janë në pritje të fëmijës së dytë, eksperti mbretëror shpjegoi se pjesa tjetër e familjes mbretërore është shumë e bashkuar në përpjekjen e tyre për t’u kthyer në punë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, sipas tij, askush nuk është duke e bërë punë e vërtetë të monarkisë, që do të thotë takimi me njerëz dhe organzimi i ngjarjeve të ndryshme të bamirësisë.
“Kjo është pjesa e ngritjes së Britanisë në këmbë. Sa për Harry dhe Megan, unë mendoj se ata do të lihen të përpiqen të zgjidhin gjërat e tyre”, tha ai.
Prince Harry dhe Meghan Markle vazhdojnë të kenë raporte të ftohta me pjesëtarët e tjerë të familjes për shkak të intervistës me Ophrah Ëinfrey, ku ndër të tjera ata theksuan se gjatë jetesës në Britani të Madhe në Familjen Mbretërore janë përballur edhe me komente raciste./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?