Në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Danimarkës, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me homologun e tij, Ministrin për Punë të Jashtme Jepe Kofod.
Temë kryesore e bisedës ishin perspektivat evropiane dhe pritjet e shtetit tonë- zbatimi i vendimit nga marsi i vitit të kaluar, përmes miratimit të Kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Në këtë drejtim, Ministri Osmani përshëndeti përpjekjet e Danimarkës për ruajtjen e dinamikës në procesin e zgjerimit të BE-së, sipas kritereve të vendosura dhe falënderoi për mbështetjen e tyre parimore për ambiciet euro-atlantike dhe evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të MPJ-së, Kofod përshëndeti rezultatet e arritura të Qeverisë sonë me qëllim përforcimin e demokracisë dhe sundimit të së drejtës, me çka theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të standardeve evropiane dhe qëllimeve reformatore. Ai siguroi se Danimarka mbetet mbështetës i perspektivave eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me besimin se së shpejti edhe formalisht do të nisin negociatat për aderim në BE.
“Fokusi ndaj reformave dhe progresi në fushat kryesore, përmbushja e kritereve të njohura të “Kopenhagës”, të cilat edhe me Metodologjinë e re nuk kanë ndryshuar, si dhe thellimin e raporteve të mira ndërfqinjësore edhe më tutje mbeten prioritet i yni, edhe në periudhën vijuese. Maqedonia e Veriut realizoi në çdo fushë dhe meriton valorizimin e progresit të arritur. Nisja formale e bisedimeve është vetëm fillim simbolik i rrugës së gjatë të transformimit, por sinjal i rëndësishëm dhe inkurajim i domosdoshëm për të gjithë rajonin që do të përforcojë kredibilitetin e procesit eurointegrues. E kjo është e rëndësishme për të gjithë ne, veçmas për ne- vendet e rajonit, sepse idea evropiane është ajo që na bashkon përreth vlerave bashkëkohore”, theksoi Osmani.
Bashkëbiseduesit në takim biseduan edhe për procesin e nisur tashmë të reflektimit strategjik në vendet anëtare edhe në nivel të BE-së në kuadër të Konferencës për ardhmërinë e Evropës, me ç’rast Osmani kujtoi Kofod se ne jemi të përgatitur, në pajtim me statusin e kandidatit për anëtarësim të japim kontributin modest, që do të mundësojë impuls pozitiv për avancimin e Agjendës së Përgjithshme Evropiane.
Në vazhdim, të dy ministrat shkëmbyen mendime, propozime dhe sugjerime për avancimin e mëtejmë dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral, me përmbajtje të reja në të gjithë fushat e interesit të përbashkët, duke vënë theksin e interesit dhe nevojës në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes identifikimit të interesit të mundshëm për investuesit dhe për intensifikimin e shkëmbimit tregtar.
Në Agjendën e Ministrit Osmani në Danimarkë, gjendet edhe takimi me Zhan Elerman- Kingombe, Sekretar Shtetëror në Kabinetin e Kryeministres Frederiksen, ku përsëri do të dominojnë temat e dosjes evropiane të vendit.
Gjatë vizitës në Kopenhagë, Osmani do të takohet edhe me shumë qytetarë tanë, si dhe përfaqësues të shumë shoqatave nga diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë./Telegrafi/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...